Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, rreth orës 3 e 45 të mërkurën. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po e heton rastin.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së gjatë i kanë grabitur para. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.