Tre dronë ukrainas sulmuan Moskën në orët e para të së dielës, duke plagosur një person dhe duke bllokuar përkohësisht trafikun rreth një prej katër aeroporteve pranë kryeqytetit, thanë autoritetet ruse.
Ishte përpjekja e katërt e këtij lloji për të goditur zonën e kryeqytetit këtë muaj dhe e treta këtë javë.
Ministria ruse e mbrojtjes e cilësoi incidentin si “një tentativë sulmi terrorist nga regjimi i Kievit” dhe tha se tre dronë kishin vënë në shënjestër qytetin. Njëri prej tyre u rrëzua në rajonin përreth Moskës nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dy të tjerë u neutralizuan.