Një ngjarje e paprecedentë është shënuar gjatë një dasme në Greqi, Pirgos, ku kisha ku po zhvillohej ceremonia martesore është kthyer në një ring.
Mediat greke raportojnë se gjithçka ka nisur në momentin, ku gjatë ceremonisë së kurorëzimit nusja i ka shkelur këmbën dhëndrit. Gjë kjo që s’i ka pëlqyer aspak dhëndrit dhe ka godi’tur me shuplakë nusen.
Menjëherë kanë reaguar të afërmit e nuses të cilët kanë nisur të dhun’ojnë dhëndrin. Dasmorët kanë vrapuar në panik për të dalë nga kisha, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë.
Dita më e bukur për çiftin është kthyer në një makth dhe nusja për shkak të situatës ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital. Në spital është dërguar edhe një nga të ftuarit pasi ka marrë disa god’itje gjatë për’plajses.