Bebe Rexha publikoi këngën e saj të re “Chase It” të premten, më 17 maj, dhe kënga shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës – më pak se një vit pasi doli albumi i saj i fundit, Bebe.
“Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë e tepërt të bëja një pushim nga muzika,” tha këngëtarja 34-vjeçare, e cila u nda nga ish i dashuri Keyan Safyari vitin e kaluar.
“Unë thjesht u hodha të bëja muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet.”, tha Bebe për PEOPLE.
Nëpërmjet këngës “Chase It”, Bebe tregon se nuk po kërkon një burrë, por e di se mund ta gjejë lehtësisht një nëse do.
“Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk jam duke u marrë me këtë gjë. Unë jam duke u fokusuar tek vetja dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese”, u shpreh Rexha.