![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Sot gjatë ditës është raportuar se Albin Kurti do të mbetet jashtë garës zgjedhore, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk e lejon asnjë kandidatë të garojë në zgjedhje, nëse i/e njëjta ka vepër penale në tri vitet e fundit.
Lëvizja Vetëvendosje menjëherë ka ndërmarr veprimin e radhës, për ta zëvendësuar Kurtin në listë.
LEXO EDHE: Albin Kurtit nuk i lejohet kandidimi për deputet
Burimet e mediave thonë se numri 3 në listë, Glauk Konjufca, do të jetë bartës i listës në vend të Kurtit.
Vjosa Osmani do të mbetet numër 2 në listë.
Gjithashtu mësohet se do të bëhen disa ndryshime në listë, pasi që edhe Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu do të mbeten jashtë.