Rreth 1,28 miliardë të rritur të moshës 30 deri në 79 vjeç në mbarë botën vuajnë nga hipertensioni dhe dy të tretat e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare
Në raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) vlerësohet se 46 për qind e njerëzve me tension të lartë të gjakut në gjithë botën as që janë të vetëdijshëm se e kanë atë gjendje. Rreth 1,28 miliardë të rritur të moshës 30 deri në 79 vjeç vuajnë nga hipertensioni në mbarë botën dhe dy të tretat e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Rreth 42 për qind e të rriturve me hipertension kanë një problem të diagnostikuar dhe po marrin trajtim.
Hipertensioni mund të mos ketë simptoma deri në një fazë, kështu që mënyra e vetme për ta zbuluar atë është që njerëzit të kontrollojnë presionin e gjakut. Diagnoza e vonshme dhe mungesa e terapisë mund të shkaktojë probleme serioze. Hipertensioni, i cili është shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në mbarë botën, zakonisht trajtohet me barna të lira.