Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm këngëtarin Asdren Gjikolli (Gjiko), në lidhje me akuzën për dhunim.
Avokati i tij, Kujtim Kerveshi, ka deklaruar për Indeksonline se Gjikolli është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës, pasi gjykata ka vlerësuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ta lidhur atë me veprën penale.
Rasti kishte marrë vëmendje të madhe publike, ndërsa mbrojtja kishte këmbëngulur gjatë gjithë kohës në pafajësinë e klientit të tyre.