Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Veliajt për lirim nga paraburgimi. Kërkesa e Veliajt u paraqit gjatë seancës së radhës të informacionit 2-mujor.
Përmes avokatit, në seancën ku nuk ishte vetë i pranishëm, kryebashkiaku i Tiranës ka kërkuar liri duke ofruar edhe garanci pasurore për gjykatën, duke e lënë shifrën në çmim të gjykatës, shkruan A2 CNN.
Burime pranë gjykatës bënë me dije se në seancën e zhvilluar me dyer ta mbyllura, SPAK ka prezantuar si veprim të ri hetimor sekuestrimin e apartamentin ngjitur me banesën e bashkëshortëve Veliaj-Xoxa tek “Kodra e diellit”, që dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.