Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e parabu rgimit prej një muaji, Skender Krasniqit, i dyshuar për vr asjen e djalit të tij, Albert Krasniqi.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e parabu rgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që sipas tij ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rre zik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së parabu rgimit kundër të pandehurit S.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vr asje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të ar mëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit S.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e parabu rgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rre zikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rre zik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rre ziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale.
I pandehuri S.K. dyshohet se me datë 27.01.2021 rreth orës17.00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin A.K. dhe si pasojë e pla gëve të marra i ndjeri A.K ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.