Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun pas heqjes së pakushtëzuar të taksës ndaj mallrave serbe.
Kështu ka deklaruar drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, duke shtuar se nga ana e qeverisë së Kosovës nuk ka gatishmëri që të rinis dialogu, transmeton Infoline-News.
Gjatë një bisede me nënsekretarin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Kai Sauer, Gjuriqi theksoi se qeveria e Kosovës “edhe përmes dokumenteve zyrtare tregoi mosgatishmëri për dialog produktiv”, transmeton koha.net.
“Kjo shihet më së miri në programin e miratuar të qeverisë Kurti”, tha ai.
Gjuriqi paralajmëroi se në Kosovë për vite të tëra po krijohet një “koncept anti-evropian i shtetit monoetnik” në të cilin “të gjithë joshqiptarët janë qytetarë të rendit të dytë” dhe se atyre u janë mohuar të drejtat më themelore të njeriut.