Derisa janë me pushime, në brigjet e liqenit Como, futbollisti Ollie Watkins u ul në një gjunjë për t’i “kërkuar dorën” për martesë partneres së tij, Ellie.
Të dytë kanë ndarë foto të momentit magjik në rrjetet e tyre sociale.
“Natë speciale në Liqenin e Komos me të fejuarin tim. Shumë e lumtur”, ka shkruar partnerja e heroit të Anglisë në Euro-n 2024.
“Gruaja e ardhshme!! Ishte e drejtë”, ka shkruar Watkinsi në Instagram.
Watkinsi dhe Ellie kanë qenë së bashku që nga viti 2018, kur sulmuesi po luante në Championship me Brentfordin. Ata tashmë kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë të lindur më 2021 dhe një djalë të lindur, më 2023.