Si pasojë e ndotjeve të rrugëve nga qytetarët, përkatësisht vozitësit, inspektorati i kryeqytetit do t’i gjobisë me nga 500 euro.
Kështu bëri të ditur IP-ja në një postim në Facebook.
“Gjobë në vlerë 500 euro për ndotje të rrugëve. Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë me gjoba në secilin rast që vozitësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm!”, thuhet në njoftim.