Për vite të tëra në skenat muzikore, por edhe në skenën e Këngës Magjike, Jonida Maliqi është mësuar me vota e me çmime, ashtu sikurse i njeh mirë edhe skenarët e dukshëm dhe të padukshëm në të tilla gara. Por, si artiste profesioniste, sa herë i është dashur të votojë këngë a këngëtar, në të shumtën e rasteve, ka dhënë vlerësime objektive – goditje në shenjë.
Këtë herë, Jonida nuk e ka pasur sikletin e votave, të kolegëve apo çmimeve të Këngës Magjike, por ka qenë e pozicionuar në një karrige tjetër – atë të anëtares së jurisë për kategorinë e të rinjve që u bënë pjesë e këtij edicioni dhe të atyre që janë sonte në finale.
Duke qenë në një pozicion si ky, duket se Jonida e ka pasur diçka më të thjeshtë dhe pa shumë siklete garën muzikore, ama kjo nuk do të thotë se nuk e ka një votë personale.
E pyetur për vlerësimin në Këngën Magjike, ajo thotë për Class, se tashmë është mësuar me këtë pjesë, ndonëse në këtë edicion ka qenë në një pozicion tjetër.
“Nuk është e para herë që unë vlerësoj artistët në Këngën Magjike, por kurrsesi me këtë statusin e anëtares së jurisë dhe një vote personale”.
Ndërsa për votën e saj, ajo thotë se “ndër vite, sa herë më është dashur të votoj kundrejt festivalit, gjithmonë kam god/itur në shenjë, kështu që edhe këtë vit mendoj se do go/das në shenjë me preferencat e mia”.
Preferencat nuk zbulohen ende… Edhe për pak akoma.