Një anije e përmbytur “e ruajtur në mënyrë mahnitëse” nga viti 1894 është gjetur qindra metra nën sipërfaqen e akullt të liqenit Huron pranë shtetit amerikan të Michiganit, thonë studiuesit.
Zbulimi i “Ironton” konfirmon një përrallë nga dy të mbijetuarit e vetëm se pse marinarët e tjerë që hipën në varkën e shpëtimit të anijes humbën jetën.
Është një nga 200 anijet që është fundosur në këtë vend, shkroi BBC.
Anija “Ironton” kishte shtatë persona në të dhe pesë prej tyre u fundosën bashkë me anijen. Ata kishin hipur në varkën e shpëtimit por nuk kishin arritur ta zgjidhnin nga anija e madhe para se të fundosej.
Uji i ftohtë ka bërë që anija të mbetet e pandikuar nga faktorë të jashtëm tërë këto vjet.