Gjesti ka marrë sërish vëmendjen e ndjekësve të Big Brother VIP Albania 4, por kësaj radhe jo për debatet apo lojën e tij, por për zgjedhjen e pazakontë të veshjes gjatë një momenti në shtëpi.
Gjatë një debati me Eglin, këngëtari u shfaq i zhveshur, vetëm me të brendshme (bokserica).
Por ajo që e bëri edhe më të çuditshëm këtë moment ishte fakti se kur doli në oborr, ai vendosi të vishte vetëm një xhup sipër, duke lënë pjesën e poshtme të pambuluar.