Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

17. Juni 2025

Mbi 450 të vr’arë në Iran që nga e premtja

17. Juni 2025

Këto janë shenjat e horoskopit që preken më shumë nga fjalët e të tjerëve

17. Juni 2025

Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari

17. Juni 2025

Bieber pas kritikave për sjelljen e tij: E di që jam i thyer…

17. Juni 2025

Bebe Rexha performoi në një dasmë luksoze në Kroaci

17. Juni 2025

Qetësohen gjakrat, Enca e Trejsi pajtohen?

17. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Gjermania shton masat e sigurisë për Festivalin e Birrës dhe Karnavaleve
Ballina

Gjermania shton masat e sigurisë për Festivalin e Birrës dhe Karnavaleve

20. September 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit të kaluar në Solingen, ka bërë që organet e rendit t’i paralajmërojnë pjesëmarrësit në festival se masat e sigurisë do të krijojnë radhë më të gjata në pikat hyrëse. Për herë të parë në historinë 189-vjeçare të festivalit bavarez të birrës, do të përdoren pajisjet elektronike për zbulimin e armëve.

Autoritetet kanë thënë se nuk ka kërcënime specifike për festivalin më të madh popullor në botë, i cili fillon të shtunën në Mynih me rrotullimin tradicional të fuçive të birrës. Festivali që përfundon më 6 tetor pritet të frekuentohet nga 6 milionë pjesëmarrës.

Shtimi i masave të sigurisë vjen pas sulmit të 23 gushtit në Solingen që la tre të vdekur dhe tetë të plagosur. I dyshuari i arrestuar për sulmin është një ish-azilkërkues sirian që duhej të ishte dëbuar drejt Bullgarisë vitin e kaluar, por që u fshihej autoriteteve. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova. Dhuna që tronditi Gjermaninë nxori në plan të parë të politikës gjermane çështjen e emigracionit.

Këtë javë, Ministria e Brendshme i zgjeroi kontrollet në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit, që do të zgjasin për gjashtë muaj dhe do të vënë në provë unitetin e bllokut. Efektet e sulmit në Solingen dhe dhuna e kohëve të fundit në të gjithë Gjermaninë do të reflektohen në “Oktoberfest”. Për herë të parë do të përdoren mjete portative për zbulimin e armëve. Përveç 600 policëve dhe 2000 punonjësve të sigurisë, autoritetet do të instalojnë mbi 50 kamera në ambientet ku zhvillohet festivali që do të jetë i rrethuar me një gardh teli. Pjesëmarrësve u ndalohet që të sjellin me vete thika, shishe qelqi dhe çanta shpine./VOA

gjermania
Share. Facebook
Previous ArticlePas akuzave ndaj Arbenitës, Fero reagon sërish në Instagram
Next Article 25 vite të RTK-së, “shpërthen” Fatmir Spahiu, ka disa kritika

Related Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

Read More

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

Read More

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

Read More

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.