27 dhjetori po konsiderohet data e mundshme për vendosjen e karantines në Gjermani.
Sipas autoriteteve gjermane, nëse miratohet ky vendim, atëherë vetëm supermarketet do të lejoheshin të punojnë.
LEXO EDHE: 90 vjeçarja britanike e merr e para në botë vaksinën e Pfizer-it
Sipas raportimit të mediave, ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane Angela Merkel të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me CO VI D-19, sipas raportit.
Gjithsesi, nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e takimit.
Ndryshe, deri të hënën Gjermania ka konfirmuar mbi 1,1 milion raste me co ron avir us, përfshirë 18,919 vdekje, sipas Institutit Robert Koch.
Se Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e CO VI D-19, e ka bërë të ditur edhe të hënën kancelarja Merkel, derisa iu është drejtuar anëtarëve të partisë së saj Demokristiane (CDU).
“Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës”, u citua të ketë thënë ndër tjerash Merkel.