Kryeministri në dalje Ramush Haradinaj është takua me delegacionin nga Bundestagu Gjerman pjesë të Nënkomitetit për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve të Integruara, të kryesuar nga deputeti, Ottmar von Holtz.
“Gjermania ka qenë dhe vazhdon të mbetet vend mike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset, e rëndësishme të vendit dhe në rrugën e integrimit dhe për këtë u jemi mirënjohës e falënderues. Është me rëndësi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tutje në zhvillimin ekonomik të vendit dhe bashkëpunimi politik dhe ekonomik të fuqizohet edhe më tej”, tha kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me delegacionin nga Bundestagu Gjerman pjesë të Nënkomitetit për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve të Integruara, të kryesuar nga deputeti, Ottmar von Holtz.
Po ashtu Haradinaj, theksoi se procesi i Berlinit i iniciuar nga shteti gjerman mbetet instrumenti më i rëndësishëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Evropë, dhe si vend Kosova ka qenë tejet konstruktive karshi detyrimeve të saj.
“Në këtë frymë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave është e domosdoshme si një e drejtë e qytetarëve tanë dhe një konfirmim i orientimit tonë euroatlantik”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Nga ana tjetër delegacioni gjerman theksuan mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen në rrugën e saj euroatlantike dhe zhvillimore.