Gjermania ka ndarë 10 milionë euro për zhvillim e sektorit të bujqësisë në Shqipëri.
Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik ka ndarë 10 milionë euro për zhvillim e sektorit të bujqësisë.
Programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” ka tri pikat kryesore ka janë mbështetja e prodhuesve shqiptarë, zgjerimi i ofertës agroturistike dhe rritja e punësimit.
Ky program do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2020 dhe do të organizohet nga organizata gjermane GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, në Tiranë, Peter Zingraf ka thënë se rëndësa e zhvillimit të bujqësisë rurale, është komponenti më i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.