Në Lautenbach të Gjermanisë dyshohet se një burrë me prejardhje nga Bullgaria, pas një mosmarrëveshje e ka hedhur nga ballkoni të dashurën e tij.
Siç shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv, gruaja 27 vjeçare vdiq në vend.
“Rreth orës 8:30 të mbrëmjes, policia u thirr në një ndërtesë apartamentesh në Lautenbach (Ortenaukreis) në Baden-Württemberg, një qytet me 1,980 banorë . Një grua 27-vjeçare ra nga kati i tretë në rrugë dhe ndërroi jetë nga plagët e rënda”, raporton Bild.