Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Gjendje e rëndë në SHBA, mbyllen shkollat anulohen fluturimet
Botë

Gjendje e rëndë në SHBA, mbyllen shkollat anulohen fluturimet

16. Januar 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Erëra të ftohta dhe të rrezikshme kanë vazhduar të mbizotërojnë në pjesë të Shteteve të Bashkuara, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 30 gradë celsius.

Rreth 110.000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike të hënën mbrëma, shumica prej të cilave në Oregon, shtet që po përballet me ndërprerje të rrymës që nga dita e shtunë. Kompania publike për furnizim me energji, Portland General Electric, ka paralajmëruar se kërcënimi nga shiu dhe i ftohti mund të shkaktojnë vonesa në rikthimin e furnizimeve të rregullta me energji elektrike.

Zyrtarët e transportit u kanë bërë thirrje banorëve që t” shmangin udhëtimet, pasi që rrugët pritet të bëhen të rrezikshme nga shtresat e akullit, por edhe mund të ketë rrëzime të pemëve dhe të shtyllave elektrike.

Mësimi është anuluar për nxënësit në Portlend dhe në qytete të tjera të mëdha sikurse Çikago, Denver, Dallas dhe Fort Uorth.

Stuhitë dhe temperaturat e ulëta kanë prekur gjithçka nga udhëtimet ajrore, ndeshjet sportive, e deri te votimet brendapartiake në Ajova, e po ashtu kanë shkaktuar disa raste vdekjesh në mbarë vendin.

Të paktën katër persona kanë vdekur në zonën e Portlendit, përfshirë dy persona që dyshohet se vdiqën nga hipotermia. Një tjetër burrë vdiq pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tij, ndërkaq një grua vdiq nga zjarri që u përhap pasi në stufën e kuzhinës ra një pemë.

Në Uiskonsin, autoritetet po hetojnë vdekjen e tre të pastrehëve, të cilët ka të ngjarë që kanë vdekur nga hipotermia, thanë zyrtarët.

Shiu i ftohtë dhe reshjet e borës janë parashikuar që të mbërthejnë juglindjen të martën.

Ndërkaq, në Misisipi të hënën mbrëma temperaturat ranë nën minus 12 gradë celsius.

Për shkak të motit të ftohtë, FlightAware, që gjurmon fluturimet, tha se rreth 2.900 fluturime janë anuluar të hënën në SHBA.

Temperaturat pritet të ngriten në mesin e javës, por erëra të ftohta janë parashikuar në jug gjatë fundit të javës./REL

shba
Share. Facebook
Previous ArticlePersoneli ushtarak i Kosovës tani mund të udhëtojë pa viza në Mbretërinë e Bashkuar
Next Article Selena Gomez shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq me të dashurin

Related Posts

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Vrasësi i Grazit i kishte dërguar nënës së tij video lamtumirëse para aktit

11. Juni 2025

MPJD reagon pas thirrjes së gruas së Arbnor Spahiut: Po ndjekim me kujdes rastin dhe kërkojmë lirimin e tij sa më parë

11. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.