Kolona të gjata janë krijuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë gjatë natës së mbremshme.
Kështu duket pika kufitare në Vërmicë në orët e mbrëmjes. Qytetarët të cilët duan të hynë nga Shqipëria në Kosovë, i duhet të presin radhë të gjata.
Gjatë natës së mbrëmshme shumë kosovarë që kanë qenë në Shqipëri për t’i kaluar pushimet kanë vendosur të kthehen në Kosovë.
Qeveria Hoti gjatë dje ka marrë vendime për masat e reja ndaj COVID-19 të cilat do të hyjnë fuqi nga dita e sotme.