Një grua është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e saj, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjilan.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit,
Ismet Hashani i cili ka thënë se sipas familjarëve ajo kishte probleme kardiake.
LEXO EDHE: Kaq i kushton një pacienti që të shërohet nga virusi
“ Po dje një familjarë ka raportuar në polici se është gjetur pa shenja jete një grua,
e cila ishte e shtyer në moshë dhe sipas familjarëve kishte probleme kardiake”.
Hashani gjjithashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe deri në procedimin e saktë të rastit, cilësohet si vdekje të dyshimtë.