Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është gjetur i vdekur një turist bullgar në Majën e Jezercës në Shqipëri.
Policia ka njoftuar se të martën mbrëma rreth orës 22:30 ishte informuar për dy turistë bullgarë që kanë mbetur të bllokuar në Majën e Jezercës.
Policët nga Tropoja janë nisur në atë drejtim, por pavarësisht kërkime për disa orë s’u lokalizuan turistët.
Pas disa orës kërkime një turist 32-vjeçar është gjetur i vdekur, ndërsa dyshohet se humbi jetën pasi rrëshqiti nga një lartësi dhe mori lëndime të rënda. Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi në gjendje të mirë shëndetësore.