Policia ka njoftuar se një person dyshohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij të martën rreth orës 09:00 në Fushë Kosovë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është lejuar për ceremoni mortore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij dyshohet se ka ndërruar jetë. Ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore”, thuhet në raport.