Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se trupi i pajetë është dërguar në IML.
HETIM I VDEKJES- Prishtinë 20.10.2024-20:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK’së.