Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

18. Juni 2025

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

18. Juni 2025

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

18. Juni 2025

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

18. Juni 2025

Rita Ora bën një gjest të veçantë ndaj Taynës

18. Juni 2025

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18. Juni 2025

Trixa shijon diellin në SHBA

18. Juni 2025

Erdogan: Irani po mbron veten

18. Juni 2025

Rusia kërcënon SHBA-në: Mos guxoni as ta mendoni për ta ndihmuar Izraelin…

18. Juni 2025

Gresa Pallaska përfundon në spital

18. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Gjaku në urinë: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni?
Shëndeti

Gjaku në urinë: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni?

7. Mai 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Hematuria është termi mjekësor që tregon prezencën e gjakut në urinë. Është një situatë që do të frikësonte këdo, por ka shumë shkaqe që mund ta provokojnë dhe jo të gjitha janë serioze.

Megjithëse gjaku në urinë është përgjithësisht i dukshëm me sy të lirë, nuk ndodh gjithmonë kështu. Për këtë arsye, hematuria ndahet në dy tipe kryesore: makroskopike dhe mikroskopike. Lloji i dytë kërkon një diagnozë duke përdorur testet laboratorike.

Në çfarë konsiston hematuria?

Në kushte normale, urina nuk përmban gjak. Hematuria përcaktohet si prania e më shumë se dy qelizave për fushë mikroskopi në sedimentet e urinës pas centrifugimit, të vërejtura nga teknikat laboratorike.

Hematuria ndodh kur veshkat, ose një pjesë tjetër e traktit urinar, lejojnë kalimin e qelizave të gjakut në urinë. Këto të fundit i japin ngjyrë të kuqërremtë urinës, por mund të mbetet edhe e pandryshuar. Nga ky ndryshim, hematuria ndahet në makroskopike dhe mikroskopike.

Shkaqet kryesore të hematurisë

Në shumë raste, nuk është e mundur të gjurmohet shkaku i saktë. Proceset kryesore që shkaktojnë kalimin e gjakut në urinë janë:

  • Infeksionet e traktit urinar – Një gjendje e zakonshme, sidomos tek gratë, për shkak të afërsisë së uretrës me anusin, që mundëson kalimin e baktereve.
  • Infeksionet e veshkave (pielonefriti) – Bakteret mund të arrijnë veshkat përmes gjakut ose uretrave.
  • Zmadhimi i prostatës – Me kalimin e moshës, prostata mund të zmadhohet dhe të shtypë uretrën, duke vështirësuar urinimin dhe duke shkaktuar hematuri. Kjo ndodh edhe në rastet e infeksionit të prostatës.
  • Gurë në fshikëz ose veshka – Kripërat në urinë mund të formojnë kristale që bëhen gurë, të cilët kur kalojnë nëpër traktin urinar, mund të shkaktojnë gjakderdhje.
  • Kanceri – Mund të jetë simptomë e kancerit të fshikëzës, prostatës ose veshkave, por zakonisht shfaqet në faza të avancuara, duke e vështirësuar diagnostikimin.
  • Glomerulonefriti – Inflamacion i glomerulave, pjesë e sistemit të filtrimit në veshka. Mund të shkaktohet nga diabeti, infeksionet ose disa sëmundje të gjakut.
  • Disa ilaçe – Si antikoagulantët apo ilaçet kundër tumoreve.

Siç shkruan Living, hematuria mund të vijë gjithashtu nga lodhje fizike e madhe, trauma ose dehidratim. Për këtë arsye, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun dhe të bëni analizat e nevojshme.

Si manifestohet hematuria?
Hematuria makroskopike (e dukshme) paraqitet me ngjyrë të kuqe ose të errët të urinës. Zakonisht nuk shoqërohet me dhimbje apo simptoma të tjera. Megjithatë, disa shenja mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut:

  • Ethe, temperaturë dhe dhimbje mesi – Mund të tregojnë infeksion të veshkave.
  • Urinim i shpeshtë dhe djegie – Tregues të infeksioneve urinare.
  • Hematuri pa simptoma dhe e vazhdueshme – Mund të jetë pasojë e tumorit në veshka.

Pas moshës 40 vjeç, për burrat është e domosdoshme të kryejnë kontrolle të rregullta të prostatës.

Për të kuptuar arsyet e pranisë së gjakut në urinë, këshillohet të kryhen analizat përkatëse të urinës.

Hematuria
Share. Facebook
Previous ArticlePolicia irlandeze kërkon ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptar të zhdukur
Next Article “A t’kujtohet dashnia?” – Kjo është pyetja e Yll Limanit

Related Posts

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025

Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen

31. Mai 2025

Një shprehi për ta filluar mëngjesin mbarë

27. Mai 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

Read More

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

Read More

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

Read More

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.