Një 18 vjeçare e komunitetit ashkali, e zhdukur prej 10 ditësh në Gjakovë, është gjetur para dy ditësh nga Policia e Kosovës.
E reja, pasi u gjet nga policia dhe u kthye në shtëpi, u pohoi atyre se largimi i saj nga shtëpia kishte ndodhur pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj.
Ky i fundit, siç mëson Reporteri 56 vjeçar, është arrestuar menjëherë nga Policia, nën dyshimet se ka kryer përdhunim ndaj mbesës së tij.
Sot, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, S.M, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
“Më 02.02.2020 e deri më 05.02.2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht tek baraka e tij, pa pëlqimin e personit tjetër, këtu të dëmtuarës A.M., i pandehuri kryen aktin seksual. Duke e ditur se e njëjta ka çrregullime ose aftësi të kufizuara mendore, e shfrytëzon situatën, ku qëndron me të dëmtuarën për tre natë radhazi në të njëjtën barakë, e gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akt seksual me të”, thuhet në njoftim.
Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.