A të ka ndodhur ndonjëherë të marrësh një pako me DHL? Shumica prej nesh e kanë kaluar këtë përvojë, por ndoshta nuk e ke menduar kurrë se ngjitëset e kutive mund të shndërrohen në fustan.

Në sfilatën e fundit të Vetements, drejtori kreativ Guram Gvasalia e bëri këtë të mundur, duke prezantuar një krijim të tillë në koleksionin e pranverë-verë 2025, të veshur nga Gigi Hadid.
Modelja kaloi në pasarelë me një fustan të shkurtër të mbuluar me ngjitëset e DHL-së dhe takat me majë, të cilat gjithashtu ishin me logon e kompanisë. Me një grim natyral dhe flokë bob të stiluar me onde, Gigi la të pranishmit pa fjalë me dukjen e saj.
Sfilata e Vetements u hap nga reperi Travis Scott dhe u mbyll gjithashtu nga ai, së bashku me Gigi dhe Guram Gvasalian.
