Gigi Hadid i kthehet pistës së modës pesë muaj pas lindjes së vajzës
Gigi Hadid e riktheu satusin e saj si supermodele, ndërsa u kthye në pistën e modës të premten, pesë muaj pasi solli në jetë vajzën, Khai
Modelja, 25 vjeçare, u paraqit në pasarelë në shfaqjen e Javës së Modës të Versace në paraqitjen e koleksionit vjeshtë/dimër 2021 së bashku me motrën e saj të vogël Bella, 24 vjeçe, me shfaqjen virtuale të para-regjistruar të lëshuar në YouTube. Giig tregoi figurën e pabesueshme pas lindjes, e veshur me një fustan të zi, i cili ishte modeluar nga stilisti italian Pjesa e sipërme theksonte figurën trupore të Gigit, ndërsa në pjesën e çarë në kofshë, shfaqte këmbët joshëse.
Bukuroshja amerikane u shfaq në elementin e saj ndërsa ecte nëpër pasarelë me taka të zeza. Veshjen e kompletoi me një paruke në kokë dhe vendosi një kapele mëndafshi, më pastaj u shfaq me kostume të tjera. Ndërkohë, Bella bëri që ta kthejnë kokën nga ajo derisa ishte veshur me fustan rozë të shkurtër, ku tregonte këmbët e gjata. Bashkuar me dyshen ishin modelet Irina Shayk dhe Precious Lee. Gigi, u fotografua për herë të fundit të martën, teksa mbërriti në aeroportin Linate të Milanos, pas Javës së Modës në Milano, ku ishte filmuar shfaqja e Versaces. Kjo është hera e parë që Gigi paraqitet në pistat e modës, pasi ajo dhe Zayn Malik mirëpritën vajzën Khai.