Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka reaguar ashpër ndaj debatit publik dhe tematikave të trajtuara në disa emisione televizive, duke shprehur shqetësimin e tij për nivelin e përçarjes që, sipas tij, po përhapet në këto platforma.
Në një postim të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, ai nuk kurseu kritikat ndaj emisioneve që promovojnë përçarje dhe ofendime mes pjesëmarrësve.
Getinjo vlerëson se ky fenomen është duke përkeqësuar gjendjen sociale dhe bashkëjetesën në vend, duke e quajtur situatën “më të keqen që kemi përjetuar ndonjëherë”.
Në postimin e tij, ai shkruan: “Kem luajtur mendsh! Çfarë ofendime, çfarë tema, çfarë përqarje nëpër studio televizive papapapa kurrë më keq s’jemi kon, fiks qysh e do armiku”, duke shprehur hapur zhgënjimin për drejtimin që kanë marrë disa nga këto emisione.