Getinjo publikon video të babit të tij:’Me profesion është mësimdhënës, edhe një profesor ka të drejtë të vallëzojë e të këndojë’
Reperi i njohur Getinjo, nga Ferizaj, ka publikuar një video të babait të tij duke vallëzuar, i cili me profesion është mësimdhënës.
Kjo video është mbështetje për profesorin nga Vushtrria, i cili u komentua mjaft shumë në rrjetet sociale, ai shton se edhe një profesor ka të drejtë të vallëzojë e të këndojë.
“Babai im është me profesion arsimtar përafersisht që 30 vite! Ështe njeri pozitiv dhe gjithmonë më ka ndihmuar pozitiviteti i tij! Po e postoj këtë video me ju tregu që edhe një profesor është NJERI,edhe një profesor ka FAMILJE,edhe një profesor ka te drejtë të vallëzojë,të këndojë.
Një njeri që sjell pozitivitet në shoqëri,ai njeri duhet të vlerësohet më së shumti në këtë jetë, disa persona i përdorin njerëzit pozitivë dhe bëjnë hajgare me ta! TE DUA BABI IM,JU DUA TE GJITH JUVE PROFESORAVE HAPPY QE JENI”, është shprehur reperi.
Shiko videon: