Beteja e nisur mes dy reperëve me famë botërore, Kendrick Lamar dhe Drake, ka bërë bujë kudo, përfshirë edhe në Kosovë.
E lidhur me diss-at që reperët po ia dedikojnë njëri-tjetrit, reperi kosovar, njëherësh, ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka pasur një mesazh për Drake.
“Drake mos repo kurrë më kundër Kendrick-ut”, thotë imazhi që Getinjo e ka ndarë në mediat sociale.
