Genta Ismaili ndanë imazhe ku shfaqet e lumtur me nënën e saj në Zvicër
Genta Ismaili është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës shqiptare. Ani pse prej vitesh ka jetuar në Amerikë me familjen ajo ka qenë e lidhur rrënjësisht me vendlindjen ku edhe nisi karrierën muzikore
Këngëtarja nga Gjilani ka dy vite që ka filluar romancën e dashurisë me biznismenin turk, lidhje e cila po iu ecën mjaft mirë e nuk po mungojnë as planet për martesë. Partneri i Gentës është me prejardhje turke por që shumicën e kohës e kalon në Zvicër për shkak të bizniseve që ka atje. Ndaj nuk ka munguar as prezenca e Gentës në Zvicër e cila se fundmi shfaqet e lumtur me nënën e saj. Kujtojmë se Genta ka treguar se familja e ka mbështetur fort lidhjen e saj me Ustën pavarësisht paragjykimeve tjera./