Këngëtarit të njohur nga Shqipëria, Briken Lito, i njohur nga të gjithë si Gena, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj.
Sipas informatave dhe dokumenteve që ka siguruar Gazeta Metro, shkaku i kësaj ndalese po del të jetë ikja nga tatimet, për t’iu shmangur atyre.
Gena, i cili njihet si njëri prej këngëtarve më të suksesshëm në estradën shqiptare, nuk ka paraqitur tatimet për koncertet e shumta që i ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.