Disa orë pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, është tallur me pandeminë koronavirus
Abrashi ka publikuar një fotografi nga Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë, teksa ka njoftuar se do të pijë një birrë korona, transmeton Infoline-News.
“Tu shku me pi kai Corona”, ka shkruar deputeti Abrashi në mbishkrimin e fotografisë.
Dy persona kanë testuar pozitiv me koronavirus (COVID-19) në Kosovë.
Lajmin e kanë bërë të ditur kryeministri Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Dy personat e infektuar me koronavirus gjenden në Klinikën Infektive.
Ministri Arben Vitia njoftoi se njëri rast është shtetase italiane 20 vjeçare, ndërkaq pacienti i dytë është një 77-vjeçar kosovar.