Granit Xhaka është larguar mes vërshëllimave në sfidën që Arsenali po barazon 2-2 me Crystal Palace.
Unai Emery vendosi ta zëvendësoi në minutën e 61-të dhe kjo nuk i pëlqeu shqiptarit, që hodhi shiritin e kapitenit dhe në ndërkohë, tifozët veçse ishin duke e vërshëllyer me të madhe.
Duket se Granit Xhaka i ka pushtuar ballinat e gazetave të sportit në Britani të Madhe, Mesfushori shqiptar, i cili është zgjedhur kapiten i Arsenalit me gjithë kritikat e shumta së fundmi, u nxor nga loja në minutën e 61-të nga trajneri Unai Emery, për t’i lënë vend Bukayo Sakas, pak pas golit të barazimit të vizitorëve.
Sjellja e tij, si kapiten i sapoemëruar, ka ngjallur reagime të mëdha në Angli. Shumë ish-yje të Arsenalit dhe tifozë të klubit londinez kanë mbetur të habitur me Xhakën, të cilin e kritikuan ashpër për reagimin tërbues.
Ndërkohë, gazetat e sportit e kanë Xhakën në ballinat e së hënës.
Sun Sport shkruan: “Xhaka i shan tifozët e vet”.