Gazetari Ferdinand Dervishi tha se janë paguar 3 milionë euro për eleminimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, i shpallur i zhdukur që prej gushtit të 2022, Ervis Martinaj.
“Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Për Vis Martinaj janë paguar deri në 3 milionë euro.
Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit.
Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çështje realisht përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve.
Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje”, tha Dervishi në Report tv.
Më tej ai mori rastin e një prej personave më të rrezikshëm Julian Sinanaj.