Ish konkurrenti i vet eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia është shfaqur sonte në spektaklin ‘Prime’ të këtij formati televiziv.
Ganiu ka thënë se ndihet krenar që ishte pjesë e kastit të edicionit të dytë të BBVK.
“Arsyeja pse sot jam në ‘Prime’ jam për hir të atyre që më kanë përkrahë, dhe këtij formati televiziv që herë mirë e herë keq, qysh do që kemi kaluar, jam krenar që isha pjesë, mendova se mu bënë padrejtësi, prandaj e ndërpreva. Por, s’do të thotë që kam inat, në fund të fundit, secili kemi treguar të mirën e të keqen dhe njerëzit nga gjykojnë indivualisht”, ka thënë Ganiu.