Kryeministri Albin Kurti dje në një konferencë për media ka folur për sulmet në veri të vendit, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, ku përmendi edhe ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
Kurti tha se ushtria jonë nuk mund të shkojë në veri nga zotimi i Thaçit bërë në vitin 2013.
Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i cili i thotë kryeministrit se po të vjen fundi, kurse shton se Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë si triumfues.