Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Gashi, po e vazhdon rrugëtimin e tij të suksesshëm në industrinë e muzikës.
Krahas projekteve e turneve të shumta, artisti po sjellë edhe albume.
Një album të ri e paralajmëroi edhe së fundi përmes një fotografie në Instagram.
“Turneu, pastaj albumi i ri”, shkroi rep-artisti.
Reperi aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit të tij të parë, të cilin e ka publikuar në muajin shtator që përfshinë 16 këngë.