Futbollisti i kombëtares së të rinjve të Anglisë, Ben Cull është ndarë nga jeta në moshën 23 vjeçare pas një beteje me kancerin, njoftonin familjarët e tij.
E fejuara e tij Daisy Morrison shpërndante lajmin tragjik në rrjetet sociale, duke thënë se lojtari i të rinjve të Southampton i kishte propozuar disa javë më parë në spital.
Morrison shkruante dje: “Lamtumira më e vështirë, shoku im i vjetër, i fejuari im, shpresova dhe u luta që kjo ditë të mos vinte”.
Cull ishte diagnostikuar dy vjet më parë me sarkoma Ewing, një sëmundje e rëndë e kockave dhe indeve mbështetëse të trupit.