Dy persona në Fushë Kosovë janë raportuar të zhdukur që nga pasditja e të hënës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ata janë larguar nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe ende nuk janë kthyer.
LEXO EDHE: Kjo pjesë e Prishtinës sot pa ujë
Por, sipas personit që e ka raportuar rastin në polici, kjo nuk është hera e parë që ata largohen nga shtëpia.
“Fushë Kosovë, 23.11.2020 – 16:00. Është raportuar se dy meshkuj kosovarë të mitur janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk janë kthyer. Sipas ankuesit ata kanë dalë nga shtëpia edhe disa herë të tjera”, thuhet në raportin 24 -orësh të PK-së.