Në Fushë Kosovë dje Policia e Kosovës pati një rast mjaft të komplikuar.
Atje një person raportoi në polici, se pas mosmarrëveshjes është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj.
Në këtë rast, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri, nga ku më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Të dyshuarit gjenden në arrati ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante. /Lajmi/