Një grabitje dyshohet se ka ndodhur pranë hipermarketit ‘Albi Mall’ ditën e së hënës.

Cak, po del të ketë qenë një furgon që po transportonte para, kështu konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se një person ka mbetur i plagosur.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Nga fotografitë e publikuara në vendin e ngjarjes nga mediumi ‘Nacionale’, shihet se furgonit të kompanisë së sigurimit ‘Besa Security’ i janë shpuar gomat.

