Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025

Selena Gomez shfaqet elegante në NYC për xhirimet e serialit kriminal “Only Murders”

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lifestyle»Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbni peshën e tepërt? Ja disa nga mënyrat me të mira
Lifestyle

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbni peshën e tepërt? Ja disa nga mënyrat me të mira

26. April 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë. Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë.

Akumulimi i ujit është vetëm një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë ai kontributon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë.

Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve.

Disa prej tyre janë konsumi i madh i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale.

Faktorë më të lartë rreziku janë problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve, kontraceptivëve dhe ilaçeve për zemrën.

Ju listojmë më poshtë disa nga mënyrat më të mira për të humbur peshën e shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në trup.

Si të humbni peshën e krijuar nga akumulimi i lëngjeve

Aktiviteti Fizik

Mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët kryesorë të akumulimit të lëngjeve në trup.

Nëse kryeni aktivitet fizik, indet e këmbëve dhe kyçeve do të lëshojnë lëngjet e mbledhura.

Kujdes me kripën

Pakësimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat më efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve.

Sipas të dhënave, sasia ditore e kripës së konsumuar nuk duhet të jetë më shumë se 2,300 miligramë në ditë, e barazvlefshme me një lugë çaji.

Tregoni kujdes me konsumin e proshutave, sallamrave, djathrave, supave dhe produkteve të tjera të paketuara industriale.

Më shumë proteinë

Proteina luan një rol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm.

Sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore.

Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i shpendëve, mishi pa dhjamë i viçit dhe derrit, vezët dhe fasulet.

Më shumë kalium

Kaliumi është një mineral tepër i përfshirë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup.

Ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe krips nga urina dhe djersa.

Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4,700 miligramë.

Ushqime të pasura me kalium janë barishtet, banania, patatet, avokado dhe domatet.

Më shumë magnez

Magnezi rrit prodhimin e urinës dhe uljen e sasisë së ujit të akumuluar në trup.

Të rriturit kanë nevojë për 310-420 miligramë magnez në ditë.

Magnezi gjendet me bollëk tek barishtet si spinaqi, por edhe tek avokado, bajamet dhe fasulet e zeza.

Hidratimi

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me ujë përpara çdo vakti ose ushqimi të konsumuar gjatë ditës.

Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime që kanë rol hidratues siç janë shalqini, selinoja, kastraveci dhe luleshtrydhet.

 

Share. Facebook
Previous ArticleLamtumirë Papa Françesku! Lëvizet arkmorti i Atit të Shenjtë
Next Article Ky është partneri i Nevina Shtyllës

Related Posts

Restaurant Marigona – Kombinimi i shijes, elegancës dhe mikpritjes në zemër të Kosovës

10. Juni 2025

Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mirë

9. Juni 2025

Si t’i përballoni temperaturat e larta?

9. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.