Modelja dhe sipërmarrësja britanike Harriotte Lane, 24-vjeçare, thotë se pamja e saj dhe stili i suksesshëm i jetesës po i largon burrat e moshës së saj.
Në një intervistë për Kennedy News, Harriotte tha se shpesh perceptohet si e paarritshme dhe se shumë burra ndihen të pasigurt për t’i hyrë në bisedë.
“Mendoj se i tremb fakti që kam ndërtuar një jetë luksoze dhe jam e pavarur”, u shpreh ajo, duke shtuar se është e lumtur me këtë realitet.
“E di që personi i duhur do të vijë në kohën e duhur, por tani për tani jam shumë e lumtur që po përqendrohem në atë që kam”, tha modelja, e cila aktualisht po shijon beqarinë, udhëtimet dhe jetën që ka krijuar për veten.