Françeska Murati, ish banore e Big Brother VIP ishte e ftuar në “Cherry on Top”, ku foli ndër të tjera ‘pa dorashka’ për të gjithë banorët.
Ajo tha mendimet e saj për gjithsecilin, ku nuk kurseu as ‘thumbat’ për disa prej tyre.
“Sara Gjordenit i kam shprehur shumë konsideratë. Nga ana ime nuk ka hatërmbetje, gjithçka që ndodhi atje, për mua mbetet atje dhe shpresoj të jetë e njëjta gjë.