Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka zbuluar detaje nga jeta personale dhe planet për të ardhmen në Shqipëri bashkë me familjen e saj.
Në një “Ask me a Question” në “Instastory” ajo ndër të tjera shprehet me humor se është bërë gati për dasmë por ka ngelur vetëm data kur do të mbahet dasma.
Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ish-banorja Françeska Murati u shpreh se bashkëshorti i saj dhe ish-banori Bardhi kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë, ku Bardhi nuk ka mundur të kalojë dot. Në përgjigjen e saj Françeska nuk ka ngurruar të ‘thumbojë’ edhe Sara Gjordenin, ish-banoren dhe partneren e Bardhit.