Françeska Murati dha ditën e sotme intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”.
Në ‘Fan Club’, ajo u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, ndërsa tha se të pestë finalistët e meritojnë finalen e madhe të 25 majit.
Po ashtu, Françeska zbuloi se ka dëshirë që këtë edicion ta fitoje Meritoni.
Kujtojmë se Françeska la mbrëmë garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.